lefuture

Kjo është ‘mënyra e çuditshme’ si Kendall Jenner përgatitet para sfilatës së Victoria’s Secret

landscape-1480523814-gettyimages-626688762

E ulur në prapaskenë duke rregulluar flokët dhe tualetin përpara se të sfilojë, Kendall duket shumë e qetë. “Jam mirë. Në të vërtet jam shumë e qetë, çuditërisht. Nuk e di nëse ndihem kështu sepse është hera e dytë që sfiloj për Victoria’s Secret? Besoj edhe pak do më kapin emocionet.” -tha modelja kur e pyetën si ndihet para shfaqjes. E pyetur sesi ndihet që ka përkrah shoqet si Gigi dhe Bella Hadid, Kendall u përgjigj: “Mendoj se kjo eksperiencë është më e bukur sepse ato janë shoqet e mia. Më duket sikur jam në një ekskursion me shkollën.” Kjo është hera e dytë që Kendall merr pjesë në Victoria’s Secret fashion show. Kur e pyetën sesi përgatitet para shfaqjes, Kendall u përgjigj: “E di që duket e çuditshme, por mendoj se ky është një show ku ti mund të jesh egoiste, të pëlqesh veten, të mendosh për veten, ti thuash vetes që je e bukur, sexy. Dhe t’i thuash këto gjëra në kokën tënde, jo para pasqyrës. Ky është një nga ato show-t ku duhet t’ja ngresh moralin vetes. Ti nuk vesh çdo ditë të brendshme në pasarelë dhe duhet vetëbesim për ta bërë këtë.”

screenshot_18

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password