lefuture

Kjo është maska më e mirë kundër plakjes

ill

Lëkura jonë ndryshon gjatë viteve dhe kur kemi arritur në faza të caktuara të jetës, është normale që linjat e shprehjes së fytyrës apo rrudhat të fillojnë të shfaqen, duke pasqyruar kështu moshën. Në industrinë e kozmetikës dhe atë mjekësore janë bërë përparime të rëndësishme në lidhje me teknikat dhe produktet për parandalimin e plakjes.
Por, ka nga ata femra të cilat duken të reja duke përdorur një tjetër formë, maskat natyrale. Maska kundër plakjes së fytyrës me mollë është një prej tyre, që përgatitet lehtësisht dhe ka për qëllim të përfitojë maksimumin e antioksidantëve.
Janë të përsosura për reduktimin e shenjave të lëkurës si dhe ushqyerjen e saj, për shkak të komponimeve dhe substancave active që përmbajnë.
Përbërësit:
1 mollë jeshile
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë qumësht
Përgatitja:
Vendosni mollën dhe qumështin një një blender për të fituar një përzierje uniforme.
Pasi është krijuar një pastë, shtoni në të mjaltin dhe përziejini mirë.
Metoda e aplikimit
Para se ta aplikoni këtë maskë në fytyrë apo në qafë, është e rëndësishme që ta keni pastruar lëkurën tuaj nga produktet kozmetike dhe papastërtitë e tjera që mund të jenë akumuluar gjatë gjithë ditës.
Pasi të keni pastruar thellësisht lëkurën, aplikoni një sasi të mirë të pastës në fytyrë apo qafë.
Jini të kujdsshëm të shmangni sytë gjatë aplikimit, sepse nëse bie në kontakt qoftë edhe me cepat e syve, ajo mund të shkaktojë irritim.
Për të parandaluar këtë, vendosni dy feta kastravec ose patate mbi sytë tuaj.
Lëreni maskën të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj shpërlajeni me ujë të ftohë ose të vakët.
Rekomandohet të përdoret natën para se të shkoni në shtrat, sepse efektet ushqyese do të përfitohen më mirë teksa pushoni.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password