lefuture

Kjo është kënga më e vjetër në botë…

opo

Mjerisht, Himnet 1-5 nuk qenë në atë gjendje për të lejuar rindërtimin e partiturës muzikore. Kënga e plotë përbëhet nga rreth 36 himne me shkrim kuneiform, të gjetura në fragmentet e pllakave argjilore gjatë gërmimeve në vitet 1950 në Pallatin Mbretëror në Ugarit (pranë Ras Shamra në Sirinë e sotme). Riçard Kroker dhe Robert R. Braun, të cilët studiojnë historinë muzikore, prodhuan një disk dhe broshurë në lidhje me këngën e quajtur “Tingujt nga heshtja”. Kroker tha se kjo e revolutionarizoi historinë e muzikës.

Kjo dëshmi provon se si shkalla 7 notëshe diatonike dhe ajo harmonike, janë përdorur në muzikën e 3,400 vjetëve më pare, duke hedhur poshtë pikëpamjet e shumicës së muzikologëve se harmonia e lashtë ishte thuajse jo-ekzistuese (apo edhe e pamundur) dhe se shkalla e notave qe jo më të vjetër se sa në kohën e grekërve të lashtë, 2000 vjet më parë. Mjerisht, teksti mbetet ende një mister.

Gjuha ugarite në vetvete nuk është kuptuar aq mirë, dhe për më tepër duket se është një dialekt lokal, që ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga dialektet e njohura nga burime të tjera. Është ndërkaq e mundur, që shqiptimi i disa fjalëve të ndryshojë nga fjalët normale për shkak të muzikës. Megjithatë, është e qartë se ai qe një tekst fetar mbi dhuratat ndaj perëndeshës Nikal, gruaja e perëndisë së hënës. /bota.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password