Kivanç Tatlitug është një nga aktorët më të suksesshëm turk dhe kjo është edhe arsyeja pse është fytyra më e parë në telenovelat e transmetuara në Shqipëri pasi aktori është shumë i kërkuar. Dhe kur je një aktor i kërkuar nga regjisorët sigurisht që paguhesh mirë. Kivanç është në listën e aktorëve më të paguar dhe shuma që merr aktori për një episod në serialin e fundit që po luan “Cesur ve Guzel” është 50 mijë euro për një episod. “Cesur ve Guzel” po transmetohet aktualisht në Turqi dhe Pakistan dhe së shpejti do transmetohet gjithashtu edhe në Shqipëri./revistawho.com