Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kourtney Kardashian, ditën e sotme feston 38-vjetorin e lindjes. Ndoshta kjo gjë mund të duket e habitshme, por Kourtney po shkon drejt të 40-tave, megjithatë me kujdesin që tregon për veten ajo duket si një 20-vjeçare.
Madje kjo gjë mund të vihet re edhe në fotografinë që motra e saj më e madhe, Kim Kardashian ka zgjedhur për ta uruar. Të dyja motrat duken të veshura me bikini dhe në formë perfekte trupore. Për ta uruar për 38-vjetorin e lindjes së saj Kim ka zgjedhur fjalët më të veçanta për Kourtney: “Gëzuar ditëlindjen për miken që kam pasur më gjatë në jetën time! Nuk e di se çfarë do të bëja pa ty! Paç ditëlindjen më të bukur!”.
Urimet dhe surprizat për Kourtney kanë nisur që ditën e djeshme, sepse ajo ka postuar disa fotografi në ‘Instagram’ në të cilat shihej e rrethuar nga dhuratat. /revistawho.com