close
Breaking NewsLajme

Kim Kardashian sëmurë, ajo ka filluar t’i prekë dhe fytyrën

kim

Kim Kardashian është rikthyer në rrjetet sociale më 4 janar pas 3 muajsh mungesë si pasojë e grabitjes së tmerrshme në Paris. Ylli i “reality-show” ka mirëpritur Vitin e Ri me një “selfie” së bashku me nënën e saj Kris Jenner në “Snapchat”.

“Fotografia e parë e 2017-ës me nënën time” ka shkruar bashkangjitur fotos. Ditën e nesërme Kim publikoi më shumë foto dhe video familjare.

Ndërkohë që Kim po përpiqet të harrojë incidentin e tmerrshëm, tashmë 36-vjeçarja ka zbuluar se sëmundja e “psoriasis” po përhapet në fytyrën e saj, një sëmundje që shkakton tharje të lëkurës dhe kruarje. Kim ka informuar të gjithë fansat dhe ndjekësit se ajo është e trishtuar pasi po vuan nga përkeqësimi i lëkurës në fytyrë.

“Prit, po mua pse po më përhapet “psoriasis” në fytyrë?”, ka shkruar Kim në rrjetin social “Twitter” bashkangjitur të cili ka vendosur edhe një ikonë që qan. “Po shpresoj për një kurë sigurisht por ndërkohë po mësohem ta pranoj se është pjesë e imja”- shton më tej./topalbaniaradio

Tags : kim kardashianprek fytyrensemure
loading...