lefuture

Kim Kardashian rrezikon jetën nëse mbetet sërish shtatzënë

kim

Kim Kardashian është paralajmëruar nga doktorët e saj se ajo rrezikon jetën nëse mbetet sërish shtatzënë. Ylli televiziv, e cila ka një vajzë 3-vjeçe North dhe një djalë 11-muajsh Saint me bashkëshortin Kanye West, ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen e saj me një tjetër fëmijë por Paul Crane e ka paralajmëruar se asgjë nuk është më e sigurt për shkak të komplikacioneve që ka patur në dy shtatzanitë e para. Në një intervistë në “Keeping Up With the Kardashians”, ditën e dielë, Kim ka thënë: “Së fundmi kam menduar se dëshiroj shumë të kemi një fëmijë tjetër por duke qënë se kam patur dy shtatzani të vështira si dhe vështirësi të të mbeturit shtatzënë, më bën të shqetësohem”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password