Kim Kardashian rrëfen tmerrin që përjetoi në Paris: Mendova ata do më përdhunojnë


Mbrëmjen e djeshme është transmetuar episodi i radhës i “Keeping Up with Kardashians”. Për herë të parë, Kim rrëfeu tmerrin që përjetoi në Paris. “Ai më tërhoqi nga këmbët drejt vetes. Isha pa mbathje. Mendova se do më përdhunonin. E përgatita veten mendërisht, por ai nuk e bëri. Më pas ai më drejtoi armën dhe e kuptova që ishte momenti që do më qëllonte”, -tha Kim. Rezultoi që rrëmbyesit kërkonin vetëm bizhuteritë e saj. Kim tregoi gjithashtu edhe momentin kur rrëmbyesit kishin hyrë në dhomën e hotelit të saj. Ajo ishte e shtrirë në dhomën e hotelit në Paris, ndërsa motrat e saj ishin në klub. “Dëgjova hapa nëpër shkallë. Mendova se motrat po ktheheshin. I thirra, por nuk mora përgjigje dhe zemra filloi të më rrihte. E kuptova që diçka nuk shkonte”, -tha 36 vjeçarja. Papritur ajo pa që dera e dhomës ishte hapur dhe qëndronin tre djem. Kim u ngrit menjëherë nga krevati, mori celularin dhe i telefonoi truprojes së saj i cili kishte shkuar të shoqëronte Kourtney dhe Kendallin në klub. Njëri nga rrëmbyesit i mori telefonin dhe e hodhi në krevat. Ata i kërkuan unazën e fejesës prej 4 milion dollarësh dhe ajo i tregoi vendin ku ndodhej. Më pas ata i kishin kërkuar para, por Kim i kishte thënë se nuk kishte. Ata e kishin tërhequr nëpër shkallë dhe i kanë vënë armën në kokë. Kim mendoi se nuk do dilte e gjallë. Por njëri prej tyre e çoi në tualetin e hotelit dhe u largua. Kim iu vodhën 10 milion dollarë dhe rrëmbimi i saj është akoma duke u hetuar./revistawho.com

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password