Kim Kardashian padit ata që spekuluan se ajo sajoi vjedhjen e saj

kim-kardashian-jewelry-instagram-67998687776-gthmb

Ata që spekuluan se Kim e sajoi vjedhjen, do të përballen me gjykatën
Kim Kardashian ka paditur MediaTakeOut.com, pas raportimeve se ajo ka gënjyer në lidhje me incidentin që i ndodhi në Paris – raporton TMZ.

35-vjeçarja ka ngritur padi kundër tyre, pasi që kjo faqe ka publikuar tri histori të ndryshme rreth detajeve të rreme dhe organizimit të grabitjes.
Kim kishte kërkuar që faqja t’i heqë tregimet e rreme dhe të kërkojë falje, por kjo gjë nuk ndodhi, transmeton Klan Kosova.

Ylli televiziv amerikan u grabit me armë në Paris javën e kaluar, kur truproja i saj nuk ishte i pranishëm.
Plaçkitësit vodhën bizhuteri miliona dollarësh dhe aktualisht janë duke u kërkuar nga policia franceze.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password