U krijua ideja se Kim Kardashian e kaloi traumën pas grabitjes me armë në Paris para një muaji, por mesa duket nuk është e vërtetë.
Pavarësisht se mori pjesë në koncertin e Kanye Ëest në LA, dhe u “rishfaq” në Instagram, ylli i Keeping Up Ëith the Kardashians vazhdon të jetë më e rezervuar dhe ende i vuan pasojat e asaj eksperience traumatike.
Ndërkohë që ajo ka folur më parë në lidhje me ankthin e saj në “KUWTK”, një burim i afërt është shprehur për “Us Weekly” se Kim ka halucinacione. “Ajo ka patur vazhdimisht ëndrra të këqija dhe halucinacione”-shprehet burimi. Për të luftuar ankthin dhe makthet, duket se bashkëshortja e Kanye West çdo ditë konsultohet me një terapist.