Kim Kardashian jeton me frikë, merr trupëroje ish agjentë të CIA-s

LOS ANGELES, CA - MAY 07:  Kim Kardashian West attends the book signing for "Selfish" at Barnes & Noble bookstore at The Grove on May 7, 2015 in Los Angeles, California.  (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

Pas grabitjes horror, Kim Kardashian bëri lëvizjen e saj për të paralajmëruar këdo që të mos guxojë t’i afrohet se nuk do t’ia hedhë paq. Madje mund të përfundojnë të vdekur, sepse bukuroshja 35 vjeçare e ka ngritur sigurine e saj në nivele Presidenciale. Burime pranë TMZ bëjnë me dije se ekipi i ri i sigurisë së Kim përfshin edhe ish anëtarë të Shërbimit Sekret, të cilët do të jenë të armatosur deri në dhëmbë. Do të jenë gjithashtu minimalisht 2 persona muskulozë që do ta shoqërojnë kudo që ajo do të shkojë, ndërsa makina e saj do të jetë e blinduar. Bëhet me dije se pas grabitjes në Paris, Kim u takua gjithashtu me ish anëtarë të forcave speciale të ushtrisë Izraelite dhe ish agjentë të CIA dhe, ndërsa Kanye me pronarët e 2 nga firmave më të mëdha të sigurisë. Pavarësisht gjithë kësaj, truproja Pascal Duvier e ka ende një punë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password