Kida ka realizuar një set të ri fotografik. E ndërsa në setin e pak javëve më parë shfaqej me flokë të gjatë gërsheta, në setin e ri të publikuar ditën e sotme këngëtarja ka një look krejt tjetër. Me flokët natyralë, lente blu dhe një makeup të lehtë Kida duket aq ndryshe sa në pamje të parë nuk njihet. Në aspektin profesional kujtojmë se vetëm 4 ditë më parë ajo publikoi këngën “Don’t say no more” në bashkëpunim me Hcue, këngë e cila është pritur shumë mirë nga publiku./revistawho.com