Këto janë 4 gabimet e higjienës personale që me siguri të gjithë i bëjnë

1-1

Ja dhe e vërteta e shëmtuar: Kërkimet tregojnë se 15 për qind e amerikanëve nuk i lajën duart pasi përdorin banjot publike. Edhe nëse e bëni, nuk po i lani siç duhet.

Ja një miniguidë si ta mbani sa më mirë higjienën tuaj personale:
1. Larja e duarve
Lagini duart me ujë të ftohtë ose të ngrohtë, më pas fërkojini me sapun të zakonshëm. (Kërkimet tregojnë se llojet antibakterial nuk janë më efikas). Fërkojini për të paktën 20 sekonda para se ti shpëlani.

2. Pastrimi i veshëve
Hiqini kunjat e veshëve me pambuk: ato e shtyjnë më tutje dyllin në kanalin e veshëve dhe dëmtojnë daullen. Për më tepër që dylli i veshëve ka aftësi antibakteriale. Nëse keni probleme për shkak të sasisë, duhet të konsultoheni me një mjek për të përdorur mjetet e nevojshme.

3. Prerja e thonjve
Prijini me një pajisje të pastër që e keni përdorur vetëm ju. Prijini drejt dhe jo shumë të shkurtër që të shmangni hyrjen në mish. Mos i prisni cepat anash, shkaktojnë infeksion.

4. Larja e dhëmbëve
Përdorni pastë sa një kokërr bizele në një furçë të butë duke bërë lëvizje në të gjithë sipërfaqen e dhëmbëve dhe gjuhë. Lajini dhëmbët 2 herë në ditë për 2 minuta të plotë/Revista Shije/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password