• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këtë fustan të ngjashëm si të Madonna-s, këngëtarja shqiptare e ka veshur 20 vite më parë

Nuk është më çudi që të shikojmë një ngjashmëri mes stileve të artisteve shqiptare dhe atyre të huaja. Madje kohët e fundit është vënë re se ndonjëherë vajzat e njohura shqiptare janë një hap më përpara. I njëjtë është edhe rasti mes këngëtares Gili dhe Madonna-s. Së fundmi këngëtarja amerikane është shfaqur veshur me një fustan si pema e vitit të ri, që është shumë i ngjashëm me një që Gili e ka veshur 20 vite më parë. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të sajën dhe të Madonna-s për të treguar ngjashmëritë mes tyre. “Bredhi i vitit të ri inspirues për fustanet skenik festiv. Gili-Akordet e Kosovës 1989. Madonna sivjet”, – ka shkruar Gili bashkangjitur fotografisë.

Me siguri kjo duhet të jetë një rastësi mes dy këngëtareve, megjithatë është e dukshme se ngjashmëria mes fustaneve është e madhe. /revistawho.com