close
Breaking NewsLajme

“Kështu është kur rritesh në Bubq”, Xhensila Myrtezaj na tregon “prapaskenat” e muajit të mjaltit

besixhesi

Pak ditë më parë ju dhamë lajmin që dyshja simpatike Xhensila dhe Bes Kallaku janë nisur drejt ishujve Maldives, për një muaj mjalti të paharrueshëm. Nga fotot e postuara në rrjetet sociale vërejmë që po ja kalojnë goxha mirë. S’kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa gjenden në atë parajsë tokësore. Xhensila ka ndarë me ndjekësit ditën e sotme, një moment qesharak ku na kanë zbuluar mënyrën se si mund të gjeni fruta të sapofreskëta e të sapokëputura në ishull. E thjeshtë, hipën Besi në pemë. Këngëtarja simpatike ka postuar një foto ku shihet aktori duke hipur në një pemë të lartë, vetëm e vetëm që bashkëshortja e tij të ketë më të mirën. Dhe sigurisht, mendoni se zbriti nga pema duarbosh? Në postimin e rradhës Xhensila na tregoi “të vjelat” (fruta ekzotike) ku krahas i bashkangjit fjalët: ““Kështu është kur rritesh në Bubq”./revistawho.com

Tags : Bes Kallakuxhensila myrtezai
loading...