• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Këshilla

Keni probleme me pagjumësinë? Këto mënyra do ju ndihmojnë ta mposhtni atë

Rrotulloheni për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur. Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë. Shikoni vazhdimisht orën dhe sa më shumë kalon koha (ngadalë), nervozoheni më shumë. Rezultati: flini në një moment përpara se të bjerë alarmi i zgjimit, përpikmërisht me tingujt. Çdokujt i ndodh në jetë ta kalojë një natë pa gjumë apo të flejë keq. Madje ndodh më shpesh edhe për shkak të stilit të jetës. Stresi i shumtë dhe ritmet e çmendura, por edhe një kequshqyerje mund të shkaktojë atë ndjenjën e ankthit që nuk na lejon të mbyllim sytë. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra si të stimuloni gjumin në një natë jo të mirë.

Këshilla për të stimuluar gjumin:

  1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurtra para se të shkoni në shtrat.
  2. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
  3. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
  4. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
  5. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.

6-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE