• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Këshilla, Lajme

Keni flokë të yndyrshëm? Këto janë disa nga teknikat natyrale që do ju shpëtojnë nga ky problem

  1. Përmirësoni teknikën e larjes së flokut

Mënyra korrekte për të larë flokët është masazhimi i rrënjëve të flokut dhe skalpit me një sasi të vogël shampoje. Duhet që këtë ta realizoni me sa më shumë kujdes, sepse nëse e masazhoni lëkurën me agresivitet do të shkaktojë irritim dhe do të prodhohet më shumë yndyrë.

  1. Përdoreni balsamin me masë

Balsami mund të bëjë që të prodhohet me shpejtësi vaj në flokët tuaj. Në vend që ta aplikoni në të gjithë flokët tuaj, balsami duhet aplikuar vetëm tek majat dhe më pas duhet shplarë me shumë ujë.

  1. Krijoni një orar larje

Disa orare të caktuara gjatë ditës janë më të përshtatshme për të larë flokët tuaj si p.sh: pas ushtrimeve fizike ose herët në mëngjes. Larja e flokëve në darkë do u jap pamje të yndyrshme flokëve tuaj në mëngjes. Gjithashtu larja e flokëve pas mbajtjes së një kapeleje në kokë është një ide shumë e mirë.

  1. Shmangni stilimin e tepërt

Duke përdorur pjaster apo tharëse flokësh bën që flokët tuaj të duken më të yndyrshëm, por ndryshe do të ndodhte nëse do t’i linit të thaheshin në mënyrë natyrale.

  1. Mos i prekni

Njerëzit që luajnë vazhdimisht me flokët e tyre kanë më shumë mundësi për të pasur flokë të yndyrshëm. Kjo gjë ndodh sepse vaji dhe papastërtia transferohet nga duart tek flokët. Gjithashtu duke kaluar gishtrinjtë nëpër flokë stimulohen gjëndrat e vajit të prodhojnë më shumë yndyrë. /revistawho.com