• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngëtarja Maja e përlotur : E kam shumë të vështirë, kishim vetëm atë vëlla

Viti që lam pas nuk ka qenë aspak i lehtë për këngëtaren e muzikës popullore Maja Aliçkaj e cila ka humbur njerëzit e saj më të dashur, prindërit dhe vëllain e saj të vetëm.

E ftuar në emisionin “Rreze dielli” në “Raport Tv” këngëtarja e përlotur ka treguar dhimbjen që ka përjetuar me ndarjen nga jeta të vëllait të saj në muajin dhjetor.

“Jam tërhequr goxha nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla”- ka treguar me dhimbje këngëtarja.

Krahas kësaj Maja ka treguar edhe vështirësitë e qëndrimit në Gjermani vite më parë ku i është dashur të kryej punë të rëndomta në fillim duke pastruar në fabrikë apo teatër.

“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe.  Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë, në teatër etj” , – ka thënë Maja.

Aktualisht këngëtarja është tërhequr disi nga muzika dhe nga koncertet për shkak të dhimbjes së madhe që i ka shkaktuar humbja e familjarëve të saj.\revistawho.com

CLOSE
CLOSE