• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Lart e poshtë

Këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen raportin me ish-kunatën, Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ermiona Lekbello para pak ditësh u rikthye në Shqipëri për t’u bërë pjesë e një projekti që nuk ka të bëjë me muzikën. Stilisti Joni Peçi e kishte zgjedhur Ermionën si imazh kryesor në prezantimin e veshjeve të koleksionit të tij. Në një intervistë të dhënë për “Lart e Poshtë” këngëtarja tregoi se ky ishte një projekt emocionues, i cili e bëri të ndihej e vlerësuar. Përgjatë intervistës ajo dha disa opinione për këngëtaret e njohura shqiptare dhe mes tyre ishte edhe Albërie Hadërgjonaj. Teksa u ndal të tregonte për të, Ermiona zbuloi se Albëria është ish-kunata e saj dhe pavarësisht kësaj ato vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën.

“Në një farë mënyre unë dhe Albëria do njiheshim në jetë, kemi shumë gjëra të përbashkëta ashtu siç kemi edhe gjëra që nuk i kemi njësoj, por Albërien e dua fort”,- u shpreh këngëtarja.

Më pas tregoi se marrëdhënia e saj me fëmijët e Albëries ishte shumë e mirë dhe se ato takohen shpesh./revistawho.com

CLOSE
CLOSE