Julka Gramo di si të bëjë një dhuratë speciale. Bashkëshorti i saj, DJ Andi feston ditëlindjen dhe Julka ka gjetur një mënyrë origjinale për ta uruar atë. Këngëtarja ka pozuar së bashku me dy djemtë Ian dhe Greg të cilët janë edhe surpriza e ditëlindjes për Andin. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme. Këtë vit të bëra dhuratë me ato që m’u ndodhën. Të dua. Dhurata më e mirë nga të gjitha. Familja ime. Diejtë e mi”, -shkruan Julka duke treguar kështu se dhurata më e madhe janë fëmijët./revistawho.com