Të gjithë e njihni adoleshenten rebele pas transformimit të saj nga ajo vogëlushja e ëmbël e Hanna Montana. Miley Cyrus di gjithmonë të suprizojë me daljet e saj në publik ku e shpreh si një formë rebelimi ndaj botës. Por jo gjithçka është ashtu siç duket. Në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” Cyrus u shpreh e bindur që askush nuk kishte pirë marihuanë më shumë se ajo. Por që tani çdo gjë i përket të shkuarës pasi kishte hequr dorë më në fund. Shkak ishin ankthet e shumta që kishte gjatë kohëve të fundit, si dhe albumi i saj që do të publikohej në vijim. Albumi i saj i 6-të është një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj dhe kuptohet fare mirë, pasi ka qenë një pikë kyçe që Cyrus t’i thonte lamtumirë drogës dhe substancave narkotike. Pra më pak fjalë Miley kësaj here do të vijë ndryshe dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë./revistawho.com