“Kur të vjen fati, hapi derën” thonë. Mateus Frroku është një nga talentet e rinj shqiptar që premton shumë në fushën e muzikës në sajë të vokalit potent që zotëron. Bashkëpunimi i tij më i fundit me Bujar Qamilin “Rrak Tak” mesa duket paska qenë “hajmalia fatsjellëse” për të. Në emisionin e Rudina Magjistarit ai rrëfeu një sekret të vogël. Bashkë me të fejuarën, Lori kanë fituar llotarinë amerikane! Një marrëdhënie që ka nisur para 9 vjetësh, u finalizua me fejesën e çiftit në ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor të vitit të kaluar. Hapi më i rëndësishëm i pret, pasi sipas asaj që Mateusi tha, vitin tjetër do të provojnë ëndrrën amerikane. I pyetur gjithashtu nga Rudina, nëse do të heqë dorë nga muzika, këngëtari deklaroi që muzika është pjesë e pandashme e tij dhe nuk do të shkeputet asnjëherë.