• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtari shqiptar, një djalë rrugaç: Nëna më futi në muzikë për të më larguar nga rruga

Valon Shehu, për të gjithë ne është këngëtari shumë i dashur nga publiku për zërin dhe talentin e tij. Por as ai vetë nuk e ka ditur se mund të këndonte apo se një ditë do të bëhej këngëtar i famshëm. I ftuar në emisionin “Wake Up”, Valoni  ka treguar se jeta e tij përpara se të bëhej i njohur ka qenë totalisht ndryshe. “Mami për të më larguar nga rruga më çoi në kurs kitareje”- ka treguar Valoni.
Askush nuk e dinte që fëmija problematik i familjes dinte të këndonte, thjesht prindërit po provonin çdo alternativë për ta larguar nga zënkat, nga rruga, sepse siç thotë vetë Valoni ka qenë fëmijë që nuk i prekte librat me dorë.
Në klasën e tetë duket se jeta e këngëtarit mori një tjetër drejtim, pasi për herë të parë ai këndoi përpara shkollës së tij. Mundi dhe përpjekja e mamit të Valonit nuk ka shkuar dëm, tani ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe të kërkuar, larg kornizës së djalit “rrugaç”.

CLOSE
CLOSE