• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë: Do të të dua me gjithë forcën e shpirtit tim

Këngëtari Kelly para pak orësh zbuloi për miqtë e tij lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit të tij Liam. Këngëtari nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka treguar emocionet e para të prekjes së dorës së djalit. “Mirëserdhe ne jetë Liam! Një emocion i papërshkrueshëm të jesh prind. Falenderoj zotin çdo ditë që të kam ty dhe mamin pjesë të jetë time. Do të të dua me gjithë forcën e shpirtit tim në çdo ditë të jetës sonë. Jetë të gjatë princi ynë”.

Kelly rrallë ka folur për jetën e tij private, por i ftuar në emisionin “Pasditja ime” para pak kohësh, ai ka treguar historinë e njohjes me bashkëshorten Enis Allmuça, ku si fillim ajo ka menduar se ai ishte kamerier.

“Ne jemi njohur kur Enisa kishte ditëlindjen, nga miq të përbashkët. Ishte ambienti im dhe aty filloi shkëndija. Një herë më mori për kamerier, një herë për këngëtar: “Ore, ça je ti, se s’po të kuptoj”,-e kishte pyetur Enisa si fillim pasi e shihte Kelly-n që i bënte të gjitha në lokalin e tij. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE