KENGETARI/ Aksident në autostradë, qytetarja: Na ndihmoi Noizy, bëri të pamundurën


Mëngjesin e të hënës, një familje nga Durrësi u përfshi në një aksident automobilistik në rrugën Tiranë-Durrës. Ndonëse nuk pati të lënduar rëndë, një nga të aksidentuarit rrëfeu se ndihmën e parë e kishin marrë pikërisht nga reperi Noizy, i cili mesa duket, është gjendur aty pranë. Vera Koço, e cila pësoi një frakturë në këmbë, deklaroi rrugës për në spital se këngëtari ka bërë të pamundurën për t’i ardhur në ndihmë asaj dhe familjarëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:20 në afërsi të Maminasit, ku vetura me të cilën udhëtonte Koço, u përplas me një kamion.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password