• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kënga që i bëri për vete të gjithë, artistja rrëfen historinë personale nga u frymëzua

Në shumë raste tekstet e këngëve janë frymëzuar nga përjetime personale të këngëtarëve, edhe pse shumë prej tyre nuk e pranojnë një gjë të tillë.

Këngëtarja shqiptare, Mariza Ikonomi, e cila e mban shumë hermetike jetën e saj personale, për herë të parë ka rrëfyer se një nga baladat më të bukura shqiptare “Piano e Vjetër” është përjetim personal dhe ajo ja ka dedikuar ish-të dashurit të saj.

E ftuar në emisionin “Top Show Magazine” në “Top Channel” këngëtarja ka rrëfyer sesi grindja me ish-të dashurin u kthye në burim frymëzimi nga e cila lindi dhe demoja e asaj kënge.

“Isha me ish-të dashurin tim në një kishë, aty u grindëm shumë keq, unë isha me nerva dhe nuk i flisnim njëri- tjetrit. Diku aty ishte një piano, u ula mbi piano dhe gjithë zemërimin tim  e nxorra duke i rënë pianos. Në një moment vura re se kisha krijuar një melodi që më pëlqeu shumë. I bërtita shokut tim se për faj të tij tani nuk e mbaja mend këngën. Por për fatin tim të mirë ai e kishte regjistruar në celular të gjithë atë që unë kisha bërë. Pastaj u pajtuam, u përqafuam dhe u puthëm”- tregoi Mariza.

CLOSE
CLOSE