Endri Prifti sëbashku më vëllantë e tij Stefi Prifti marrin pjesë me këngën “Për ty” në festivalin “Kënga Magjike”. Por këngëtari korçar ka postuar dje në mbrëmje një status të gjatë në profilin e tij në Instagram, ku flet për “dëmtim”, shkruan “Panorama”. Mesa duket vëllezërit nuk janë kënaqur me mënyrën se si janë dëgjuar në televizione nga publiku ndaj edhe i bën një lutje producentit të festivalit, Ardit Gjebrea.