Ditën e sotme kënga më e re e Mozzik, “Madam”, u fshi nga ‘Youtube’. Si fillim reperi zbuloi se kjo këngë ishte e fshirë nga ish-bashkëpunëtorët e tij, On Records. Pasi u larguan nga ky label Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo patën një debat me producentët Zzap&Chriss dhe mesa duket ky problem ka për të vazhduar gjatë.
Dy producentët ditën e sotme pranuan se kanë fshirë këngën “Madam”, prej faktit që ajo është punuar në studion e tyre dhe Mozzik e ka shitur tek producenti gjerman si diçka të vetën. Reperi ka pranuar se kënga është punuar nga Zzap&Chriss, por çdo është ndryshuar pasi u punua në studion gjermane. “Përshëndetje popull, përshëndetje njerëz! Është shumë e vërtetë që unë këtë këngë e kam realizuar në studio me ata njerëz që kam punuar me ta, por nuk u ka pëlqyer ky projekt dhe prandaj e kam realizuar në një studio tjetër me një ‘beat’ tjetër. Por kjo nuk do të thotë që unë kam marrë idenë nga dikush tjetër. Kurrë! Teksti është i shkruar mbi shpirtin tim dhe zemrën time dhe e dinë shumë mirë ata që kanë qenë prezentë kur e kam shkruar këtë tekst”, – ka thënë Mozzik në disa video të publikuara në ‘Instagram’.
Por kjo nuk mbaron me kaq, sepse Zzap&Chriss kanë lajmëruar se gjatë pasdites do të publikojnë fakte se “Madam” është punuar plotësisht prej tyre. /revistawho.com