Adelina Ismaili ka qenë ndër këngëtaret e para që ka sjellë një frymë të re emancipimi në muzikën shqiptare. Megjithatë vitet e fundit ajo nuk ka qenë vazhdimisht aktive, por kur Adelina rikthehet dihet se suksesi është i garantuar. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re “T’iqe”, që duke filluar që nga teksti e deri te videoklipi përcjell një mesazh shumë të fortë për gjithë shoqërinë. Në një intervistë për ‘Telegrafi’, Adelina ka treguar se për të gjithë këngën e saj është inspiruar nga situatat e jetës së përditshme.
“Pse jo T’iqja? Ballkani është vendi i vetëm në botë ku gjen femra të papuna që kanë miliona euro. Si shpjegohet kjo? Mua nuk më pengojnë T’iqet, madje i kam simpatike në idiotësinë e tyre. Unë i këndoj dhembjes së atyre grave që lindin dhe edukojnë fëmijë, punojnë deri në tetë orë në ditë, bëjnë mëngjesin, drekën, darkën, presin e përcjellin mysafirë, janë gjithmonë të buzëqeshura dhe fitojnë 250€ në muaj. Unë vetëm pyes: Çka punon ‘T’iqja’?”, – ka shpjeguar Adelina për mesazhin që përcjell kënga e saj. Më tej ajo ka treguar se ka pasur shumë reagime për këngën, megjithatë nuk mendon të tërhiqet, sepse nuk ka asgjë kundër “T’iqeve”, por është kundër atyre që ndodhen pas këtyre femrave pa fat. /revistawho.com