Karriera sipas shenjave të Horoskopit… Ja profesionet që duhet të zgjidhni

andy-sachs-the-devil-wears-prada-204945_1400_929

Dashi

Janë lidera të lindur por nuk janë të mirë si vartësa, pasi janë shumë krenarë për të marrë urdhëra. Ju  do të ishit  një CEO perfekt dhe keni lindur për të krijuar një frymë të paparë në grup.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje janë shefat më komod dhe më praktikë, duke krijuar një mjedis ideal pune. Duke qenë një nga shenjat më të dedikuara dhe punëtore, do të keni shumë sukses në karrierë. Demi vlerëson shumë rutinën e qëndrueshme dhe gjërat e bukura.

Binjakët

Çdo gjë që kërkon transmetim informacioni është një rrugë ideale rreth karrierës së binjakëve. Kështu mësimdhënia dhe komunikimi janë të përsosura për ju. Ju jeni aktivë mendërisht dhe puna e PR-të, publiciteteve, apo edhe projekteve menaxheriale janë perfekte për ju.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje janë ata që mund të bëjnë fare mirë punët që kanë të bëjnë me fëmijët, edukatore apo edhe dado. Por ata janë profesionistë të zotë edhe përsa i përket burimeve njerëzore, mësimdhënies, avokatisë, etj.

Luani

Ju pëlqen shumë të eksplorojnë dhe me performancën e tyre duan të frymëzojnë të tjerët. Mësimdhënia dhe politika janë pikat tuaja të forta, pasi ju dini shumë mirë sesi të përcillni mesazhet e duhura në publik. Një tjetër pikë e fortë e juaja janë edhe artet…

Virgjëresha

Janë shenja më perfeksioniste e horoskopit. Pika e fortë e Virgjëreshës është memoria, prandaj dhe profesionet që iu përshtaten më shumë janë dedektivë, përkthyes, redaktor, etj.

Peshorja

Shenja e balancës ka si qëllim të sjellë frymën më të mirë të mundshme në grup dhe peshoret janë gjithashtu shumë njerëz social. Drejtësia është pikërisht profesioni i duhur për ju. Ju jeni persona me zemër të madhe dhe të punuarit në kolektiv ju bën shumë të lumtur.

Akrepi

Asnjë nuk di ti mbajë sekretet më mirë se ju, andaj sipas Fox të lindurit e kësaj shenje janë personat më besnikë. Profesionet e duhura për ju janë kirurgjia dhe specialistet e riskut.

Shigjetari

Ju adhuroni udhëtimet dhe mësoni shumë prej tyre në çdo vend të botës që shkoni. Pra nëse puna juaj do të kishte lidhje me udhëtimet ju do të ishit një nga njerëzit më të lumtur në botë. Duke qenë se ju adhuroni ti inspironi të tjerët edhe mësimdhënia do të ishte ideale për ju.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje janë seriozë, pragmatistë, por jo të mërzitshëm. Inxhiniera, arkitektura dhe një punët në çështjet administrative janë ideale për ju.

Ujori

Jeni njerëz të vërtetë dhe shpirtra të lirë. Ju jeni social, por herë pas here ju pëlqen shumë edhe vetmia. Punët më inspiruese për ju janë teknologjia dhe shkenca.

Peshqit

Janë shumë fleksibël dhe të prirur të bëjnë më të mirën në punën e tyre. Fizioterapia, psikologjia dhe mjekësia janë profesionet ideale për ju.

 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password