lefuture

“Karriera e Jim Carrey ka marrë fund”! Edhe nëna e të dashurës së vdekur kërcënon me vetëvrasje!

36bd468eceab8c2dabb259e0ded9d1a8_l

E mbani mend ish të dashurën e Jim Carrey që përfundoi duke vrarë veten? Tani edhe mamaja e saj po kërcënon se do të bëjë të njëjtën gjë dhe situata sillet sërish rreth aktorit ikonik të humorit. Ky fakt është bërë publik në padinë që Jim Carrey ka nisur kundër saj. E gjitha kjo ka ndodhur pasi mamaja biologjike e Cathriona White, Brigid Sweetman i ka kërkuar artistit kanadez që t’i blejë një shtëpi të re dhe kur ky ka refuzuar, ajo kërcënoi se do të merrte jetën e saj. Brigid e kërkoi shtëpinë me pretendimin se shtëpia e saj e vjetër është sulmuar vazhdimisht nga njerëz që e fajësojnë për vdekjen e vajzës, shkruan “Intv.al”. Padia e Carrey është kundërpërgjigje ndaj padisë së Brigid, e cila pretendon se artisti 54 vjeçar kishte gisht në vetëvrasjen e vajzës së saj. Carrey thotë se Brigid nuk e ka dashur kurrë vajzën dhe gjithçka kërkon janë paratë. Nuk ka vonuar as kundërpërgjigjia zyrtare e Sweetman nëpërmjet avokatit të saj. Ata thonë se Carrey po përpiqet të mashtrojë publikun dhe mediat për të shpëtuar karrierën e tij, e cila mori fund që në momentin që ky i ngjiti sëmundje seksualisht të transmetueshme Cathriona-s, të cilat i mohoi publikisht.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password