Një telefonatë aspak e këndshme, gjatë të cilës ylli i televizionit italian Belen Rodriguez ka shpërthyer në lot. E kanë kapur mat paparacët e “Novella 2000”! Sipas kësaj reviste e cila citon të pranishmit pranë prezantueses, ish-burri Stefano De Martino e ka telefonuar në një kohë kur ajo po darkonte me partnerin e saj, pilotin Andrea Iannone. Belen ka dalë të flasë jashtë dhe pasi ka marrë veten është kthyer sërish në restorant, ku i është rikthyer sërish buzëqeshja.