Kanye West humb toruan, dërgohet me forcë në spital


Kanye West humb jo vetëm toruan, por edhe mendjen.

Dje shkruam për faktin se reperi dhe producenti 38 vjeçar anulloi të gjitha datat e mbetura të koncerteve për arsye ende të paqarta.

Sot këto arsye u bënë publike dhe janë vërtet tronditëse. Kanye West u shtrua në spital për sigurinë e tij gjatë ditës së hënë, me miqtë e tij që thonë se ka vuajtur një “thyerje psikotike”.

Po këto miq thonë se “degjenerimi” është shkaktuar nga një sërë tronditjesh për West, problemet në martesën e tij me Kim Kardashian, paranoja për luftën me Jay Z dhe xhelozia e tij therëse për Beyonce.

Burime për Daily Mail pretendojnë se Kanye iu nënshtrua kontrolleve për “çrregullime të rënda të gjumit”, pasi artisti i shumë hiteve është një i fiksuar pas punës duke punuar nonstop edhe 48 orë rresht, transmeton intv.

Pjesa më e rëndë duket fakti se këngëtari amerikan u përpoq ti rezistonte policisë dhe kështu u prangos dhe u shtrua në spital me forcë. Kim ishte në një gala në New York, por u rikthye menjëherë në L.A. për t’i qëndruar afër bashkëshortit të saj.

Miqtë kanë frikë dhe për të pasi ajo është ende e brishtë nga grabitja në Paris, ndërsa tani i duhet të përballet dhe me Kanye. West anulloi zyrtarisht 22 datat e mbetura, anullim që do t’i kushtojë mbi 10 milionë dollarë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password