lefuture

KAMUFLIMI/ Si u fshehën lojtarët e Izraelit gjatë transportit nga Rinasi (FOTO+VIDEO)

izrael-658x370

Autoritetet shqiptare dhe shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Izraelit kanë marrë masa ekstreme sigurie për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj lojtarëve të kombëtares izraelite. Plan i masave ishte dhe ndryshimi i stadiumit nga “Loro Boriçi” që ishte planifikuar të luhej ndeshje, takimi do të mbahet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, sot gjatë transportit të lojtarëve nga Rinasi në Tiranë pati tre herë më shumë agjentë se sa zakonisht. Madje, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm lojtarët nuk udhëtuan me autobus por me furgonë. Përfaqësuesja izraelite mbërriti mbrëmjen e së enjtes rreth orës 18:00 në aeroportin “Nenë Tereza”. Gjithçka ka qenë nën masa ekstreme sigurie, rrugët që të çonin drejt aeroportit kanë qenë të bllokuara tërësisht, ndërkohë që çdo objekt e makinë është kontrolluar paraprakisht edhe në territorin e jashtëm nga qen antiminë. Kanë qenë të shumta makinat e sigurisë që kanë shoqëruar karvanin e delegacionit izraelit. E gjithë autostrada, në të cilën ka patur çdo 150 metra nga një polic ishte e bllokuar deri në momentin e mbërritjes së skuadrës dhe delegacionit në hotel në qendër të Tiranës, raporton ‘Top Channel’. Dy autobusët, që normalisht duhet të ishte skuadra, kanë qenë bosh, ndërkohë që skuadra ka qenë e ndarë në disa furgon më të vegjël, duke shfaqur në këtë formë një manovër sigurie nga agjentët e sigurimit izraelit, të cilët kishin marrë masat për të gjithë itinerarin e lëvizjes, por edhe për ditët e qëndrimit në Shqipëri. Asgjë nuk bëhet publike për lëvizjet e skuadrës, paraprakisht është njoftuar një seancë stërvitore pasditen e së premtes në orën 18:00 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që konferenca për shtyp do të jetë në orën 17:30. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password