lefuture

Kamarierët tregojnë se çfarë nuk duhet të porosisni në një restorant. Kujdes! Kurrë më…

ristorante_cinese_roma_ps

Sigurisht që dalja në një restorant për drekë apo darkë është bërë pjesë e jetës sonë. Të gjithëve u pëlqen të shërbehen, të zbulojnë gatime dhe shije të ndryshme e të pijnë verën e tyre qetësisht. Por siç çdo gjë, edhe restorantet kanë pjesën e tyre negative. Madje, ajo bëhet më e besueshme kur e tregojnë vetë disa nga kamarierët e tyre. Në portalin “goodhousekeeping” janë radhitur disa rrëfime të kamarierëve, që duhet t’i lexoni patjetër. Sigurisht, t’i ndani edhe me shoqërinë tuaj. Në disa prej tyre nuk iu ka shkuar mendja kurrsesi, shkruan “Class”. Fillojmë:

Mos porosisni asnjëherë gjatë orarit së mbylljes.

Sipas një kamarieri, zjarri gjatë orës së mbylljes është më i dobët, sepse kuzhinjerët janë duke pastruar para se të ikin. Kështu që ushqimi nuk do të gatuhet në temperaturën e duhur.

Mos porosisni në restorant me prodhime deti…mish.

Çdo restorant ka kuzhinën e tij, ndaj është mirë që të shmangni gatimet që nuk kanë lidhje me restorantin që keni zgjedhur.

Kujdes me akujt.

Një kamarier ka treguar se duhet të shmangim konsumimin e akujve. Asnjëherë nuk mund të dini se me çfarë ujë janë prodhuar.

Mos vendosni feta limoni apo portokalli në pijen tuaj.

Kërkojeni pijen pa diçka të shtuar në të, pasi nuk i dihet se ku ruhen këto fruta e sa të pastra janë.

Shmangni pjatat “jo të famshme”.

Me pak fjalë, kamarierët ju sugjerojnë pjata që përgatiten në moment dhe janë të freskëta. Kështu që dëgjojini.

Thuajini JO bukës.

Disa ristorante ia shërbejnë dikuj tjetër bukën që nuk hani ju. Kështu që, e keni parasysh vetë se çfarë ndodh. Pas gjithë këtyre këshillave, duhet të theksojmë se jo të gjitha restorantet funksionojnë kështu. Shumë prej tyre i zbatojnë rreptësisht rregullat e higjenës. Gjithsesi ju duhet të keni kujdes.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password