• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Justin Bieber i kërkon ndjesë Jojo Siwa, zbuloni arsyen

Justin Bieber është vënë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të natyrës së tij problematike dhe konflikteve të ndryshme. Së fundmi, ai ka komentuar në foton e makinës së Jojo Siwa në ‘Instagram’ dhe duket se ky koment shkaktoi shumë probleme më pas.
“Digje”, ishte ky komenti që këngëtari i njohur la papritur në foton e saj. Kjo gjë e ka irrituar Jojo Siwa, e cila ka reaguar menjëherë, duke ju kundërvënë Justin-it. Mesa duket ai nuk e mendoi se ky koment do të shkaktonte kaq bujë tek fansat dhe mërzitje tek Jojo, ndaj ka vendosur të kërkojë falje.
“Nuk kam asgjë personale me ty. Ai koment kishte të bënte me makinën sepse nuk më pëlqeu ngjyra e saj. Shpresoj mos të kesh menduar se ai koment ishte me tendencë apo me qëllim të keq”, u shpreh Bieber, duke dashur që çdo gjë të mbyllet me kaq./revistawho.com