close
Breaking NewsLajme

JURIA MISTER/ Nis “Festivali i Këngës” në TVSH, skenë fantastike dhe formulë e re

15666017_1542818085735327_636458524_n

Ka nisur sonte “Festivali i Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar. Në një skenë shumë të bukur, ndoshta më e bukura në historinë e festivalit, zbritën plot emocione dy prezantuesit Ledina Çelo e mrekullueshme në një  fustan të bardhë dhe aktori i talentuar Kasem Hoxha. Sivjet ndihet fryma ndryshe jo vetëm në skenë por edhe në konceptim. Teksa më parë ishim mësuar që të njiheshim me jurinë që do të vlerësojë këngët që në natën e parë, këtë vit juria po mbetet si gjysmë mister. U njohëm me tri prej anëtarëve që janë këngëtarja Alma Bektashi, regjisori Altin Basha dhe tekstshkruesi i këngëve hite në festivale Arben Duka. Deri në fund të mbrëmjes do të mësojmë emra të tjerë të jurisë por ndoshta jo listën e plotë. Ndryshe është edhe formula e prezantimit. Artistët në skenë i ftojnë kolegët e tyre përmes klipeve që janë xhiruar më herët. Deri tani po na pëlqen shumë ky festival…

15681809_265603337192769_1379521_o
Tags : festivali i kengesjuriaLedina Celo
loading...