close
Breaking NewsLajme

Julia Roberts më e bukura në botë, artistja shqiptare: Të ishe këtu do të thonin “sa mirë mahesh”

j

“Julia Roberts 49 vjeç. Për të 5 herë shpallet “Gruaja më e bukur në botë”! Prandaj fati i njeriut, paracaktohet që nga vendi ku lind e jeton! Po të kishe lindur këtu o Xhuliii, në rastin më vlerësues do të thoshin “sa mirë Mahesh”. Për fatin tënd të madh ti rrethohesh me njerëz tek të cilët numri është gjëja më pa rëndësi dhe vlera e një femre nuk është thjesht një fytyrë e bukur as e një 18 vjeçareje e as e një 50 vjeçareje, po çfarë ka arritur në jetë në sajë të punës, talentit, vlerave njerëzore dhe çfarë ndikimi ka pasur tek të tjerët! Jo më kot mes 50 emrave ishte dhe Oprah Winfrey. Do kem gjithmonë admirimin më të madh për çdo femër që arrin të bëjë më të mirën e mundshme me jetën e saj!”.

Këto fjalë kaq domethënëse janë shkruar sot nga një artiste e madhe për një tjetër artiste të madhe. Ylli i muzikës shqiptare Manjola Nallbani, me nota humori por edhe ironie, ka komentuar këndvështrimin shqiptar për moshën dhe jetën, duke e lidhur me faktin se ylli i kinemasë botërore Xhulia Roberts u shpall sërish gruaja më e bukur në botë./ revistawho.com

 

loading...