• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Juli Zguro: Formula e eleminimit në “Masterchef Junior” do të jetë ndryshe nga ajo e të rriturve

“Masterchef Junior” pritet të nisë në fund të muajit mars nën logon e RTSH1HD. I ftuar sot në programin “Pasditja ime”, anëtari i jurisë Juli Zguro ka zbuluar disa nga risitë e këtij edicioni të parë.

“Roli im është të bëj punën si chef dhe do të jem sa më pozitiv dhe i drejtpërdrejtë me fëmijët, pasi unë jam edhe baba i një vajze të vogël. Surpriza do të ketë shumë edhe në pjatat, të cilët do t’i surprizojnë të gjithë me idetë e tyre”, – ka thënë Zguro.

Duke folur për mënyrën e eleminimit ai ka treguar se ajo do të jetë ndryshe. “Formati do të ketë një mënyrë ndryshe eleminimi nga masterchef-i i të rriturve. Do të kemi tema të ndryshe gatimi dhe fëmijët do të dalin shpeshherë edhe në natyrë. Dua gjithashtu të promovojë edhe recetat e vjetra shqiptare por gjithashtu të kultivojë tek fëmijët edhe me kulturën e të ngrënit shëndetshëm”, është shprehur masterchefi i njohur.

Ai ka folur gjithashtu edhe për marrëdhënien me dy kolegët e tij Sokol Prenga dhe Xheraldina Vula, duke thënë se të tre kanë krijuar një skuadër shumë të mirë.

Juli Zguro është një nga chef-at e njohur shqiptar në fushën e kulinarisë. Ai ka patur gjithashtu edhe një eksperiencë në restorantin “Sergio Herman” në Hollandë që ishte i katërti në botë për nga standarti.

CLOSE
CLOSE