lefuture

Ju kujtohet letra e djalit shqiptar që i përloti të gjithë? Obama e takon dhe i kushton disa fjalë

cats-119

Kohë më parë një vogëlush shqiptar i shkruajti një letër Obamës pas pamjeve rrënqethëse në Alepo. Alex-i i kërkoi presidentit që vogëlushi në Alepo Omran Daqneesh të vinte dhe të jetonte me familjen e tij, të bëheshin shokë bashkë dhe të kujdesej për të. Kjo letër u shpërnda në Internet dhe mori shumë komente pozitive, ndërsa vogëlushi shqiptar ka patur nderin që të takohet me Barack Obamën. Presidenti pasi e përshëndet, shkëmben batuta me të dhe i bën komplimente për pamjen, sidmos për kostumin. Ndërsa më pas i thotë se është fantastik dhe se ndihet shumë krenarë për të. “Ishe shumë fantastik shpresoj që edhe të tjerët të mendojnë si ti. Jam shumë krenar për ty”, ka thënë Obama
 Ja letra e vogëlushit shqiptar që bëri xhiron e botës:
I dashur Presidenti Obama
E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dhe
ta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace.
Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të
mbledhë flutura për të.
Në Shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ia prezantoj atij. Kështu
mund të luajmë të gjithë së bashku.
Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu
siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex,
që është një djalë shumë i sjellshëm.
Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do
ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë.
Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta prekë.
Faleminderit shumë. Mezi po pres që të vish! Alex

Kur Obama postoi videon ku vogëlushi lexon letrën e tij, e shoqëroi  me këto fjalë:
“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek
nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur
në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.
Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për
refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte
që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte ti jepte biçikletën e vet
dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne
mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe
ai do të jetë vëllai ynë.”

Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar, një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten. Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim. Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”/JOQ

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password