Një paradë yjesh është bërë për dokumentarin e National Geographic “Jane”. Midis VIP-ave që parakaluan në tapetin e kuq ishte edhe Jennie Garth, e njohur dikur si Kelly e “Beverly Hills 90210″. Ajo shoqërohej nga i biri dhe nga burri i saj i tretë David Abrams. Me kalimin e viteve ajo ka shtuar në peshe por ëmbëlsia që kujtojnë të gjithë që nga koha e serialit, mbetet e njëjta.
Aktorja ka krijuar një “reality” për veten e saj, me emrin “Jannie Garth: a little bit country” që u shfaq në vitin 2012. Ashtu si protagonistët e tjerë të “Beverly Hills” ajo i është rikthyer gjithashtu aktrimit në “spin-off 90210, përkrah kolegëve të vjetër./ revistawho.com