lefuture

Jonida Vokshi zbulon sekretin e shoqes së ngushtë: Elvana Gjata është…

12301d980_n

Sot në studion e “Pasdite në Top Channel” ishin dy Jonida. Të dyja të bukura, të dyja moderatore, sot ato ishin përballë njëra-tjetrës. Ishte Jonida Vokshi, e ftuara special e ditës së sotme, e cila ka folur rreth premierës të filmit “7 Ditë” dhe projektet e tjera me regjisorë të huaj. Gjatë intervistës, gazetarja dhe prezantuesja Jonida Shehu e ka pyetur aktoren rreth marrëdhënies me studentët e saj, pasi ajo prej kohësh ushtron profesionin si pedagoge në “Akademinë e Arteve”.

“Mundohem t’i trajtoj si shokë në mënyrë që të mund të flasim dhe diskutojmë tema të ndryshme”- është shprehur ajo.

 Padyshim nuk mund të ngelej pa u prekur dhe marrëdhënia e veçantë qe Jonida ka me mikeshën e saj Elvana Gjatën. Jonida është shprehur se miqësia e tyre e fortë ka nisur që në bankat e fakultetit. Ajo thekson faktin se Elvana është një aktore e jashtëzakonshme dhe një humbje e madhe për publikun shqiptar në teatër. 

Ky është një zbulim sepse ne nuk e kemi parë asnjëherë Elvanën të aktrojë dhe me sa duket ajo nuk e ka shfaqur këtë talent në publik.

auto_elvana1428856375

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password