• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Jonida Maliqi i rikthehet muzikës, zbulon titullin e këngës dhe detaje të tjera nga ky projekt

Prej disa vitesh këngëtarja Jonida Maliqi është shkëputur nga muzika për t’ju përkushtuar më shumë biznesit dhe modës.


Por duket se artistja do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, konkretisht me një klip të këngës titulli i së cilës do të jetë “N’errësirë”.


Jonida ka zbuluar për “Prive” se kënga është e zhanrit “Pop Nrb” ndërsa teksti është shkruar nga gazetari Olti Curri.
Maliqi ka treguar se xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe se shumë shpejt do të publikohet për të gjithë fansat e saj.
Gjithashtu mësohet se pjesë e këtij projekti do të jetë një personazh publik që i ka munguar ekranit.


Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim lançimin e videoklipit i cili me siguri do të jetë i kuruar në çdo detaj, siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë këngëtaren në çdo dalje të saj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE