• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jon Gjebrea feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga i ati dhe e fejuara

 

Djali i moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea ditën e sotme feston ditëlindjen e 27-të. Kjo ditë është e veçantë jo vetëm për të, por për të gjithë familjen, ndaj edhe festimet i kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Një surprizë e bukur i ka shkuar Jonit nga familja e tij. Bëhet fjalë për një tortë të personalizuar me foton e familjes. “Të duam shumë. Edhe 100 Jon”,-ishte shkruar në të.

Por nuk kanë mbaruar me kaq, pasi edhe e fejuara e tij, Merlin Haxhiymeri e ka uruar me një dedikim të ndjerë. “Gëzuar ditëlindjen njeriu që do mbaj përgjithmonë në zemrën time. Të dua”,-ka shkruar ajo. Vetë Joni  ka publikuar një foto të një prej dhuratave të para nga Merlin, e cila i ka dhuruar një kartolinë mbi të cilën shkruhet: “E bekuar që të kam”./revistawho.com

CLOSE
CLOSE