Jon Bon Jovi shpërthen ndaj hipokritëve hollivudian

bon

Këngëtari legjendar Jon Bon Jovi ka shijuar 3 dekada duke qënë qendra e vëmendjes si vokalisti i grupit roker Bon Jovi. Ai rezultoi tepër i suksesshëm edhe në karrierën e tij “solo” si edhe në atë të aktrimit, por pavarësisht kësaj fama nuk është aspak e rëndësishme për të.

Ai dhe bashkëshortja e tij prej 27 vitesh janë shkëputur nga rezidenca e tij në Los Angeles, për të jetuar në New York.

“Ne jetojmë në New York, nuk jetojmë në Hollywood. Nuk duam të jemi pjesë e tij”, ka thënë ai për revistën britanike “Metro”, duke shtuar se dëshiron të jetojë një jetë normale. “Dëshiroj një jetë normale pasi jeta hipokrite e Hollywood nuk është për mua”, tregon rokeri 54-vjeçar.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password