Jolie: Pitt është i tmerruar që publiku do të mësojë të vërtetën

angie

Avokati i Angelina Jolie i është përgjigjur dëshirës së Brad Pitt për të mbyllur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Aktorja e “Maleficent” kritikon ish-bashkëshortin e saj në një tjetër seancë gjyqsore pasi ranë dakort që kjo çështje të mbyllet.

Angie hedh poshtë akuzat e Brad, sipas të cilave ajo kishte publikuar informacione private në lidhje me fëmijët, duke u shprehur se ai i ka bërë këto akuza pasi është i tmerruar që publiku do të mësojë të vërtetën.

Sipas një burimi, pavarësisht se Brad ka dalë i pafajshëm ndaj investigimeve për abuzim ndaj fëmijëve, kjo nuk do të thotë që ai nuk ka bërë gabime. “Fëmijët janë të traumatizuar. Jolie po mundohet t’i mbrojë fëmijët duket mos treguar të vërtetën e ngjarjes në aeroplan. Interesi i saj është të mbrojë fëmijët”, shton më tej burimi.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password