Joleza Koka do të ndjekë nga afër zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetarja e FRESSH në profilin e saj në Instagram:
“Në Los Angeles, California për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Jam shumë entuziaste që kam mundësinë për të parë nga afër fushatën e kampit Demokrat këtu dhe për ta ndarë me ju këtë eksperiencë. Jam përzgjedhur nga Partia Socialiste Evropiane për të qenë pjesë e një grupi prej 15, me miq të tjerë nga Franca, Holanda, UK, Norvegjia, Spanja etj”, shkruan Joleza në rrjetet sociale.