Jolanda Dhamo: Nuk flas më me Parashqevi Simakun, është në Amerikë me të birin por është tërhequr për arsyet e saj


Jolanda Dhamo këngëtarja e njohur e festivaleve ka rrëfyer detaje nga jeta e saj në emisionin “Rudina” pasditen e së hënës. Ajo ka treguar mes të tjerash edhe për raportet me një miken e saj të vjetër, Parashqevi Simakun. Jolanda thotë se deklarata e saj kohë me parë se “Parashqevia kishte pësuar një paralizë faciale” ishte keqkuptuar. “Ne nuk kemi folur më që atëherë… Tani kam informacione që Parashqevia është shumë mirë bashkë me djalin 12-vjeçar në Çikago. Për mua Parashqevia është një zonjë e madhe”. Rudina e pyeti përse shkak u bë deklarata e saj. “Jo, jo, ajo ishte një keqkuptim. Nuk është se nuk flasim. Nuk kemi asnjë lidhje më për arsyet e saj. Ajo është tërhequr për arsyet e saj. Në atë kohë pati shumë abuzime me lajmet që u shpërndanë “Jolanda e bëri për famë”, “Jolanda e zbuloi…”, “Jolanda tha kështu….” Ҫfarë bëra unë e shkreta? Unë thashë vetëm që është mikesha ime, ka pësuar një paralizë parciale. Tani është mirë. Kaq….” Ajo tregoi edhe jetën e tyre përpara viteve 90. “Unë e kam pasur shumë shoqe, është shumë e mirë. Parashqevia është rritur në shtëpinë time. Vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe kemi kaluar kohë të bukura. Mbaj mend në fillimet tona, linim edhe takime për ta bërë rrugën bashkë, ajo nga Kavaja, unë nga Durrësi, për Tiranë…., e linim takohemi në këtë vagon”. Në fund Jolanda iu drejtua me një mesazh shoqes së vjetër: “Është shumë e mirë. Dua ta dijë që është mikja ime më e mirë. I uroj fat e mbarësi. Më vjen shumë keq që nuk kthehet, sepse ashtu siç i mungon ajo Shqipërisë, edhe asaj i mungon Shqipëria”.

jolanda

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password