• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Lart e poshtë

Jo vetëm Buta dhe Elvana, Ledri do të bashkëpunojë edhe me këtë reper që ju e doni shumë…

Projekti i tij i fundit solo ishte kënga “I vogël”, kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por Ledri Vula ka ndezur motorët për verë 2018-të.

Në një intervistë për gazetaren Suada Daci, Ledri ka treguar se po përgatitet për shumë projekte të reja muzikore. “Këngët që kam përgatitur po më pëlqejnë shumë si mua ashtu edhe ekipit”, është shprehur ai.

I pyetur se kur do të lançohet projekti me Elvana Gjatën, Vula është përpjekur anashkalojë si pyetje duke mos treguar shumë detaje, por ka bërë me dije se klipi me Butën do të dalë së shpejti dhe se ai është xhiruar në Amerikë.

Nga ana tjetër reperi ka lenë të kuptohet se do të sjellë një bashkëpunim edhe me Mc Kreshën, duke pohuar se me të ka shumë kimi kur janë në studio./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE