Jim Carrey paditet nga nëna e ish të dashurës së tij të ndjerë


Jim Carrey është paditur nga nëna e ish të dashurës së tij, Cathriona White, e cila u nda nga jeta në shtator 2015. Brigid Sweetman shpall fajtor aktorin për vdekjen e vajzës së saj dhe shprehet se ai duhet të ndihet i turpëruar për mënyrën se si e ka trajtuar atë.

White u vetëvra më 15 shtator 2015 në moshën 30-vjeçare, vetëm pak kohë pasi marrëdhënia e saj me Carrey kishte marrë fund. Sweetman dhe ish-bashkëshorti i White, Mark Burton, kanë ngritur padi të ndryshme me pretendimin se Carrey i ka dhënë White receta të shumta ilaçesh të cilat i shkaktuan asaj ovërdozë.

“Familja jonë dëshiron që e gjithë bota ta dijë se kush është në të vërtetë Jim Carrey, një mashkull që do i japë vajzës suaj 3 sëmundje seksualisht të transmetuashme, për të cilat gënjen, do ta thërrasë me emra të shëmtuar, do ta poshtërojë, do të përdorë avokatët e tij që t’ja mbyllë gojën asaj dhe familjes, dhe më pas do t’i japë ilaçe të paligjshme”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password